Në karantinë të gjithë migrantët në kufirin Turqi-Greqi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Autoritetet turke evakuan disa qindra migrantë dhe refugjatë, të cilët kishin qëndruar në kampe provizore në kufirin me Greqinë për më shumë se një muaj, pasi qeveria e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan kishte vendosur që të mos ndalonte asnjë prej tyre nëse kërkonin të largoheshin drejt një vendi anëtar të Bashkimit Europian.

Migrantët dhe refugjatët kanë rënë dakord që të shkojnë të gjithë në një qendër të madhe pritjeje në provincën kufitare të Edirnesë, ku ata do të qëndrojnë në karantinë për të shmangur rreziqet e infektimit nga koronavirusi.

Pas periudhës së izolimit, migrantët do të dërgohen në krahinat turke, të cilat do të jenë në dispozicion për t’i mirëpritur ata.

Ditët e fundit, disa dhjetëra persona kishin lënë zonën kufitare në mënyrë vullnetare duke iu drejtuar Stambollit dhe qyteteve të tjera, pa marrë ndonjë lloj ndihme mjekësore apo masa të tjera parandaluese.

Share This Article