Në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje, arrestohet në portin e Durrësit 61-vjeçari nga Kosova

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një 61-vjeçar ka rënë në pranga në portin e Durrësit, pasi rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar. I dënuar më parë në Bullgari, 61-vjeçari nga Kosova ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e këtij shteti, pasi i është caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Vjedhja në rrethana rënduese”.

“Si rezultat i intervistimeve të detajuara dhe verifikimeve të tjera të kryera me qëllim parandalimin e lëvizjes së kundërligjshme të shtetasve që janë të shpallur në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia e PKK Port Durrës, pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Sofias, ndaloi dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Bullgari, shtetasin kosovar Z. H., 61 vjeç. Vijon bashkëpunimi për ekstradimin e 61-vjeçarit, në Bullgari”, njofton policia.

Share This Article