Në kërkim nga Gjermania/ Serbi arrestohet në Morinë, po tentonte të hynte në Shqipëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Policia kufitare në doganën e Morinës ka arrestuar një shtetas serb, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania.

Në pranga është vënë shtetasi serb G. S., 55 vjeç, i cili po tentonte të hynte në territorin e Republikës së Shqipërisë.

“Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët gjermanë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me masë sigurie “Arrest në burg” nga Gjykata e Mainz, për evazion fiskal dhe përfitim të kundërligjshëm të pagave/shpërblimeve të të tjerëve.” – thuhet në njoftimin e autoriteteve.

Policia thotë se Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, po vijon procedurat për ekstradimin e 55-vjeçarit.

Share This Article