Në kërkim për mashtrim, por kaloi në Rinas dhe hyri në Big Brother, Liam Osmani përdori pasaportë gjermane

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Liam Osmani, i cili u arrestua brenda shtëpisë së Big Brother, pasi rezultonte i dënuar për mashtrim, ka hyrë nga Rinasi 10 ditë më parë me pasaportë gjermane. Kështu bëjnë me dije burime për Report Tv.

Liam Osman nuk u kap nga sistemi ‘TIMS’ kur kaloi në Rinas, megjithëse rezultonte i dënuar në vitin 2022 nga Gjykata e Tiranës me 2 vite e 6 muaj burg për mashtrim. Ai ishte në kërkim pasi nuk pagoi 6000 € për 17 bileta turistike në 2019.

Share This Article