Në kërkim të një mazhorance, Osmani mbledh sot krerët e partive politike

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidentja Vjosa Osmani do të presë gjatë ditës së sotme një takim me liderët e partive parlamentare, pas dështimit të formimit të qeverisë nga ana e Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme që u mbajt ditën e diel.

Nga Lëvizja Vetëvendosje konfirmuan pjesëmarrjen në këtë takim, po nuk treguan nëse do të kërkojnë sërish mandatarin për kryeministër, pas dështimit të Albin Kurtit për ta formuar ekzekutivin e ri.

Anëtarja e Kryesisë së LVV-së, Albulena Haxhiu, tha se mbledhja e nënshkrimeve të deputetëve të kësaj partie nuk ishte për çështjen e mandatarit, por për formimin e Grupit Parlamentar të LVV-së.

Megjithatë, ajo tha se qeveria Kurti III do të formohet, pasi siç shtoi, e njëjta ka dështuar të formohet vetëm përkohësisht.

Pjesëmarrjen në takimin me presidenten Osmani e konfirmoi edhe sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku.

Ajo tha se liderët politikë duhet të pajtohen nëse ndonjëri e ka shumicën parlamentare, në të kundërtën, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.

Në anën tjetër, të pyetur nëse e përkrahin formimin e një qeverie kalimtare për të votuar buxhetin 2026, si dhe disa marrëveshje ndërkombëtare, Haxhiu tha se nuk e mbështesin një gjë të tillë. Sipas saj, nëse s’ka shumicë të re parlamentare, në Kosovë duhet të shkohet në zgjedhje të reja. Kosovapress.

Share This Article