Në Kinë izolohen 56 milionë qytetarë nga koronavirusi

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kina njoftoi sot zgjerimin e kordonit sanitar të vendosur për të parandaluar përhapjen e virusit të ri të shfaqur në Wuhan, ku janë izoluar 56 milionë persona.

Edhe pesë qytete të tjera në provincën e Hubeit i janë shtuar 13 qyteteve që ishin përfshirë në këtë sistem, që përfshin veçanërisht ndalimin e transportit publik me destinacionin në këto vende.

Kina ka urdhëruar masa kombëtare për të kontrolluar virusin e ri në trena, autobusë dhe avionë, me qëllim për të parandaluar epideminë./ATSH/

Share This Article