• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, June 6, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Kulture
Në kohë ekstreme, veprat e tij thonë të pathënën: Pse Sofokliu po pushton teatrin britanik?

Në kohë ekstreme, veprat e tij thonë të pathënën: Pse Sofokliu po pushton teatrin britanik?

by albnews
27 January, 2025
in Kulture, Opinion, UK
0
9
VIEWS

Nga: Charlotte Higgins / The Guardian

Teatri në Uest-End [West End, Londër] po ndodhet në një gjendje të çuditshme dhe shqetësuese. Ndihet sikur po shkon drejt fundit ajo që dikur mund të kishte qenë e mirë dhe emocionuese. Shumë nga shfaqjet e mëdha – ato që mund të kenë posterë në metro – janë adaptime të filmave ose serialeve televizive, si The Devil Wears Prada. Ose janë realizime të sigurta, si Mamma Mia!

Ose janë nga ato që kanë aktorë të njohur, si The Tempest me Sigourney Weaverin – një shfaqje që është kritikuar gjerësisht. Kjo nuk do të thotë se të gjitha këto shfaqje janë të këqija, por ekziston një lloj stagnimi. Producentët po përpiqen të tërheqin një audiencë që ende ngurron të rikthehet në teatër – që nga koronavirusi – në një kohë kur po shteron burimi i materialeve të reja në një botë gjithnjë e më e varfëruar edhe për teatrin e subvencionuar.

Megjithatë, në këtë mishmash ka diçka të papritur: shumëçka nga Sofokliu. Sapo ka përfunduar një version i tragjedisë Edipi Mbret, ku luajnë Mark Strong dhe Lesley Manville. Një tjetër sapo është shfaqur në [teatrin] “Old Vic”, me Rami Malekun dhe Indira Varman. Në të njëjtën kohë, një vepër shumë më pak e luajtur e Sofokliut, Elektra, po shfaqet në Uest-End me Brie Larsonin në rolin kryesor (e njohur nga shumica si Kapitenia Marvel në serinë e filmave të Marvel-it).

Pse Sofokliu? Tragjedia greke është një hapësirë ku mund të shtrohen pyetje të pakëndshme. Këto vepra nuk përshtaten me modelin e zakonshëm të një publiku liberal që shikon një shfaqje liberale ku të gjithë bien dakord me njëri-tjetrin. Dhe, veçanërisht Edipi i Sofokliut është një vepër e përjetshme, e cila vazhdon të ofrojë kuptime të reja. Është gjithashtu një nga dramat më të strukturuara, e cila shpaloset me një logjikë të paepur në kohë reale. Aristoteli kishte të drejtë kur ka thënë se ishte drama e përsosur.

Në njëfarë mënyre, ishte çështje fati se pse këto produksione u adaptuan në Londër, në kufirin mes viteve 2024 dhe 2025. Matthew Warchus, bashkëregjisori i Edipit në “Old Vic”, ka thënë se versioni i tij, i adaptuar nga dramaturgia Ella Hickson, për 30 vjet kishte qenë në listën e tij të dëshirave. Ndërkohë, produksioni i regjisorit Robert Icke, ai me aktorët Strong dhe Manville, fillimisht u shfaq në “Internationaal Theater” në Amsterdam dhe pastaj në Britani në festivalin e Edinburgut të vitit 2019, me një kast holandez. Mund të jetë rastësi. Por, Sofokliu – të paktën sipas atyre që po sjellin veprat e tij në skenë – ka diçka për t’i thënë botës sot.

Nuk është e lehtë t’ia ofrosh audiencës së shekullit XXI veprat që vijnë nga një kontekst kaq i largët kulturor, fetar dhe politik. Javën e kaluar e pashë Elektrën në “Theatre Royal” të Brajtonit, para se të vinte në Uest-End. Ky produksion thekson ngjashmëritë shpesh të përmendura midis kësaj tragjedie dhe Hamlet-it: Larson lëviz e trazuar në skenë, si një adoleshente e përvuajtur, duke reflektuar mbi urrejtjen që ndien për të ëmën e cila ia kishte vrarë babanë.

Ky tekst paraqet një sfidë të veçantë: futesh në një histori me shumë prapaskena; nëse nuk je i kujdesshëm, mund të duket si sezoni i dytë i një serie. Por, në këtë vepër – edhe pse në këtë produksion qartësia ishte disi e zbehtë – shtrohen pyetje të mëdha dhe të pazgjidhshme: A e do më shumë nënën apo babanë? Po sikur njëri prej tyre të kishte vrarë tjetrin? Çfarë do të bëje? Po sikur të kishin një arsye, një justifikim të mundshëm për veprimet e veta? Tragjeditë greke çojnë çdo gjë në ekstrem. Dhe, ne kemi nevojë për këtë: jetojmë në kohë ekstreme.

Versioni i Edipit nga Icke nuk linte vend për konfuzion. Ai e studioi tekstin grek në detaje dhe më pas krijoi një adaptim – shumë të lirë, duke shtuar personazhe dhe skena të reja, por me një lidhje të thellë me tekstin origjinal. Kori u hoq plotësisht, bashkë me gjithçka që ai nënkupton në një tragjedi greke – idenë se shfaqja po luhet në një hapësirë publike, ku personazhet individuale përballen me diçka që mund të kuptohet si një kolektiv. Kjo, në vetvete, është një simptomë interesante e kohëve tona. Në Evropën Perëndimore të vitit 2025, nuk jetojmë më në një kulturë kolektive, por në një kulturë të atomizuar të post-internetit.

Ky version zhvillohet prapa dyerve të mbyllura, në një hapësirë private, megjithëse bota publike e politikës gjendet shumë pranë – pasi ai e imagjinon Edipin si një politikan në natën e zgjedhjeve, duke pritur rezultatet. Ajo që na ofrohet është një shfaqje familjare e përqendruar nga brenda. Sigurisht, kjo do të thotë se humbet një pjesë e madhe e lirikës së Sofokliut, komenteve fetare dhe peshës së tij filozofike. Por, dikush tjetër do ta interpretojë ndryshe nesër, dhe Warchus me bashkëregjisorin e tij, koreografin Hofesh Shechter, janë shembull i kësaj. Në produksionin e tyre, ata përdorin një kor, edhe pse pa fjalë: një grup valltarësh. Warchusi më tha se gjatë punës kishte menduar për [dramën televizive] The Singing Detective të Dennis Potterit, ku një histori e errët ndërthuret me këngë dhe valle; ai shpreson që kori në Edipin e tij “krijon një tension, një valë mbi të cilën mund të lëvizë shfaqja”.

Ndoshta është më mirë të thuhet se Edipi është i kushtëzuar nga rrethanat. Çdo interpretim i tij sjell këndvështrime të reja, të cilat ndryshojnë për t’iu përshtatur kohës. Nëse këto tekste kanë nevojë për përshtatje të menduara për t’iu drejtuar një audience moderne, nuk mendoj se kjo do ta shqetësonte Sofokliun i cili vetë u bazua në një mit të vjetër, të rrëfyer shkurtimisht në Odisenë e Homerit, dhe atë e transformoi rrënjësisht për të krijuar një shfaqje për audiencën e tij të vitit 429 Para Krishtit.

Pesëmbëdhjetë vjet më parë, do t’ju kisha thënë se Edipi ishte, në thelb, historia e parë detektive, një shfaqje për një burrë që këmbëngul të ndjekë të vërtetën kudo që ajo e çon. Por, ngjarjet botërore e ndryshuan kuptimin e kësaj vepre për mua. Kur refugjatët nisën të largoheshin nga Siria, fillova të mendoj se sa larg udhëton personazhi i Edipit: në fillim, ai është sundimtar i një qyteti. Kur përfundon tragjedia, ai është një i verbuar në mërgim, një njeri i shpërfytyruar, një refugjat. Këto përmbysje janë reale; ato ndodhin çdo ditë.

Në versionin e Ickeit e shohim veten duke mbajtur anën e Edipit, edhe pasi ai zbulohet si një vrasës dhe një kryes i pavetëdijshëm i incestit. Siç theksoi dramaturgu-regjisor në një ngjarje të mbajtur së fundmi në Muzeun e Frodit [Freud Museum] në Londër, një nga pyetjet që shtron vepra është: “A është incesti aq i tmerrshëm, në çdo rrethanë”? Kjo është një pyetje pothuajse e turpshme për kulturën tonë; madje është një pyetje që nuk duhet të shtrohet. Këto drama futen thellë në territore të pathëna dhe të paimagjinueshme. Ato shtrihen në vendet më të errëta të zemrës njerëzore. Dhe, kjo është një nga shumë arsyet pse ende kemi nevojë për to. /Telegrafi/

Previous Post

“Më ka nisur foto me armë te dera e shtëpisë”/ Flet motra e vëllezërve të arrestuar për vrasjen e Ramazan Matajt: Të gjitha provat i kam…

Next Post

Trupi i Kryepeshkopit Anastas mbërrin në Shqipëri, të enjten ceremonia mortore

albnews

albnews

Related Posts

Hapet Bienalja e Dizajnit 2025 në Londër
Kulture

Hapet Bienalja e Dizajnit 2025 në Londër

6 June, 2025
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
Kulture

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

6 June, 2025
Rastet e para të variantit të ri të Covid zbulohen në Angli
Coronavirus

Rastet e para të variantit të ri të Covid zbulohen në Angli

6 June, 2025
Next Post
Trupi i Kryepeshkopit Anastas mbërrin në Shqipëri, të enjten ceremonia mortore

Trupi i Kryepeshkopit Anastas mbërrin në Shqipëri, të enjten ceremonia mortore

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen

Ish-e dashura e Elon Musk i thotë Trumpit: Telefono nëse ke nevojë për këshilla për ndarjen

6 June, 2025
Hapet Bienalja e Dizajnit 2025 në Londër

Hapet Bienalja e Dizajnit 2025 në Londër

6 June, 2025
Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën

Studiuesi amerikan propozon shpërthimin e një bombe masive bërthamore nën oqean për të shpëtuar Tokën

6 June, 2025
Mbyllet afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH: Në garë dhe Gledis Nano

Mbyllet afati i aplikimeve për drejtuesin e ri të BKH: Në garë dhe Gledis Nano

6 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4830 shares
    Share 1932 Tweet 1208
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2437 shares
    Share 975 Tweet 609
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1893 shares
    Share 757 Tweet 473
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1825 shares
    Share 730 Tweet 456
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1706 shares
    Share 682 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM