ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër 10 hours ago
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan 10 hours ago
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’ 15 hours ago
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles 15 hours ago
Rockall, ishulli i vogël i pushtuar nga Britania për të penguar BRSS-në, një histori aneksimi, kundërshtish dhe aventurash 15 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Në kohë pandemie emigrantët sollën 673 milionë

albnews by albnews
26 March, 2021
in Albania, Technologji
0
Në kohë pandemie emigrantët sollën 673 milionë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kriza e shkaktuar nga pandemia dhe pasojat që solli ajo, duket se i kanë bashkuar më shumë familjet me njëra tjetrën, ndonëse fizikisht larg.

Të dhënat e publikuara nga Banka e Shqipërisë tregojnë se të ardhurat nga emigrantët në vitin 2020 ishin 673 milionë euro, me një tkurrje të lehtë prej 4%. Kjo rënie erdhi si rrjedhojë e reduktimit të fortë të prurje në tremujorin e dytë të karantinës (-35% me bazë vjetore). Por në periudhën në vijim rritja ka qenë e fortë, përkatësisht 6.5% në të tretin dhe 11.5% në të katërtin, duke kompensuar pothuajse tërësisht rënien në periudhën e bllokimit.

RelatedPosts

Skandali/ Qeveria planifikon të kufizojë aksesin e mediave në Kuvendin e Shqipërisë

1800 euro për djalin e Benetit/ Zbardhen pagat e “këshilltarëve” dhe tallja e Elisa Spiropalit me lekët e shqiptarëve

I arrestuar në Britani për trafik droge dhe pastrim parash, konfiskohen pasuritë e familjarëve të Fatjon Dautajt

Aktorët e tregut pohojnë se në tremujorin e tretë dhe të katërt është konstatuar rritje e prurjeve, por kjo tendencë ka reflektuar dhe mbylljen e rrugëve informale, si sjellja e parave dorazi, nëpërmjet autobusëve, miqve, etj., dhe orientimin drejt operatorëve të licencuar.

Sipas operatorëve rritja e prurjeve të emigrantëve lidhet me nevojën e shtuar për mbështetje në kushtet e pandemisë, kombinuar me humbjen e vendeve të punës dhe nivelit të të ardhurave tek ne, si rrjedhojë e situatës. Rritje është shënuar nga pothuajse të gjitha shtetet kryesore.

Italia dhe Greqia vijojnë të mbeten kanalet kryesore të dërgimit të parave në vend, për shkak të numrit të lartë të emigrantëve që jetojnë e punojnë në shtetet fqinje. Por vitet e fundit po rriten edhe prurjet nga vendet e reja të emigrimit, kryesisht Mbretëria e Bashkuar dhe sidomos Gjermania. Aktorët e tregut pohojnë se Gjermania, për vetë faktin që është në tipologjinë e një vendi me emigracion të ri, gjatë viteve të fundit ka qenë në një rritje konstante.

Trendi i remitancave ka ndjekur në tri dekadat e fundit një tendencë ciklike, duke kulmuar në vitin 2008 dhe më pas filloi rënia, teksa me kalimin e më shumë se një dekade, emigrantët filluan të shkëpusin lidhjet me vendin mëmë, të krijonin familjet e tyre dhe të dërgonin më pak para.

Por vitet e fundit, vendi po përjeton një valë të re emigracioni, që solli sërish një rritje të remitancave, që pas vitit 2013./Monitor/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

FOTO/ Melania Trump merr gjithë vëmendjen me stilin e saj në Londër

17 September, 2025
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Osmani zhvillon bisedë telefonike me diplomatin amerikan Hanrahan

17 September, 2025
Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

Burri përplas makinën në zyrën e FBI-së në Pitsburg, autoritetet e konsiderojnë ‘akt terrori’

17 September, 2025
Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

Me karrocë floriri dhe roje nderi, Trump pritet si “King” në Britani, takohet me Mbretin Charles

17 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result