Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the svp domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /var/www/wptbox/wp-includes/functions.php on line 6121
Në Kosovë ndërpritet procesi mësimor deri më 27 mars < ALB UK News

ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Donald Trump: Do të flas shumë shpejt me Putin. Do i shihni gjërat të ndodhin nëse SHBA do jetë e pakënaqur me vendimet e tij 17 hours ago
Sondazhi i Eurobarometrit- Shqiptarët të parët në rajon për mbështetjen për anëtarësimin në BE, serbët të fundit 17 hours ago
Dua Lipa ndez skenën në Toronto me një performancë tejet të ‘nxehtë’ dhe provokuese 19 hours ago
Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina bllokojnë pjeshkët nga Shqipëria, dyshime se përmbajnë pesticide dhe nivel të lartë hekuri 20 hours ago
Vuçiç paralajmëron blerje të mundshme armësh nga Kina 21 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Në Kosovë ndërpritet procesi mësimor deri më 27 mars

albnews by albnews
11 March, 2020
in Kosova
0
Qeveria shkarkon Bordin e Telekomit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur të mërkurën mbrëma, ka miratuar masat e propozuara nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, për mbrojtje nga kronavirusi.

Një prej masave kryesore është ndërprerja e procesit mësimor deri më 27 mars.

RelatedPosts

Informoi BIA-n serbe dhe rrezikoi sigurinë e Kosovës, aktakuzë ndaj zyrtares së OSBE-së

Zgjedhjet lokale, sot hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike

Shkolla shqipe në Zvicër, ruajtëse e gjuhës dhe kulturës kombëtare

11 masat e ndërmarra nga Qeveria për mbrojtje nga koronavirusi:

  • Ndërprerja e procesit mësimor publik e privat, në të gjitha nivelet deri më 27 mars.
  • Pezullimi i përkohshëm linjave të udhëtimit ajror dhe rrugor drejt vendeve me rrezik të lartë deri në një vendim tjetër.
  • Kontrolli i obliguar i udhëtarëve nga ekipet e QKMF-ve në të gjitha hyrjet-daljet e Kosovës për të gjithë udhëtarët që vijnë nga zonat e rrezikshme.
  • Vetkarantinim i obliguar për gjithë qytetarët që vijnë nga zonat epidemike me rrezik të lartë dhe të mesëm.
  • Aktivitetet publike e jopublike mund të zhvillohen të mbyllura pa praninë e publikut, si ngjarjet sportive, koncertet e konferencat deri në një vendim tjetër
  • Të ndalohet veprimtaria e restoranteve, klubeve të natës, palestrave e pishinave pas orës 23:00.
  • Të ndalohet eksporti i pajisjeve, materialeve dhe medikamenteve mjekësore nga ana e operatorëve ekonomik dhe prodhuesve, përveç me vendim të Qeverisë.
  • Të gjitha institucionet publike e private obligohen të ndërmarrin masa për mbrojtje dhe dezinfektim, sipas udhëzimeve.
  • Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë private, që kryejnë transport, obligohen të bëjnë dezinfektim të rregullt te mjeteve transportuese.
  • Të ndalohet transporti i organizuar ndërkombëtar si me autobus e minibus drejt vendeve me rrezik të lartë dhe anasjelltas.
  • Personat juridik e fizik që nuk i respektojnë dhe i shkelin vendimet, do të ndëshkohen sipas legjislacionit në fuqi.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se masat që do të ndërmerren në mbledhjen e sotme, do të zbatohen edhe për Shërbimin Korrektues të Kosovës.

“Janë rreth 2000 të burgosur në Shërbimin Korrektues. Sot kam pasur takime me të gjithë drejtorët. Duhet të veprojmë në përputhje me masat që do të merren në këtë mbledhje. Nga nesër do t’i përshtatim këto veprime edhe shërbimit korrektues, edhe për stafin edhe për të burgosurit”, tha Haxhiu.

Ndërkaq, ministrja e Kulturës, Rinisë, Sportit dhe Inovacionit, Vlora Dumoshi, tha se ngjarjet sportive nuk do të ndalohen, por do të ndalohet pjesëmarrja e shikuesve.

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë, tha se me mbylljen e shkollave, fëmijët dhe të rinjtë do të synojnë të shkojnë nëpër vende tjera për t’u shoqëruar.

“Me mbylljen e shkollave dhe kopshteve, fëmijët dhe të rinjtë do të synojnë të shkojnë diku tjetër sepse s’mund të rrinë kollaj nëpër shtëpi. Duhet të kemi vëmendje të shtuar edhe në këtë aspekt, sepse do të ketë vende tjera ku ata do të rrinë bashkë. Duhet të kemi kujdes këtu, por edhe sa i përket prindërve sepse fëmijët në shtëpi, nënkupton edhe së paku njëri prind në shtëpi. Kjo e ka një kosto edhe për ekonominë e edhe për institucionet”, theksoi Kurti.

Besnik Bislimi, sugjeroi që të merret vendim edhe për kontrollimin e rritjes së çmimeve, siç propozoi ministrja Emilia Rexhepi.

“Kërkojmë nga të gjitha organizatat tregtare të mos i lëvizin çmimet. Unë mund të kërkoj nesër nga ATK-ja që të dalin në terren e të pamundësojnë keqpërdorimin në këtë situatë të jashtëzakonshme”, tha Bislimi.

Në fund të mbledhjes, u miratua propozim-vendimi për masat parandaluese në funksion të mbrojtjes nga koronavirusi COVID-19.

Kurse sa i përket propozimit të Bislimit, zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, tha se propozimi është me vend, por tha se duhet të shohim se si do të merremi me këtë çështje. Tha se kjo ndoshta s’mund të bëhet me inspektorë, por tha se Rregullorja e Qeverisë ua lejon formimin e komisioneve ekzekutive për raste specifike.

mund të shohim specifikat që të formojmë në komitet ekzekutiv me 3-4 ministra e me disa përfaqësues të institucioneve, si të ATK-së, komunave, apo të autoritetit të Konkurrencës. Komiteti do të përcjellë situatën dhe të ndërmarrë masat pastaj”, tha Hoti.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Donald Trump: Do të flas shumë shpejt me Putin. Do i shihni gjërat të ndodhin nëse SHBA do jetë e pakënaqur me vendimet e tij

Donald Trump: Do të flas shumë shpejt me Putin. Do i shihni gjërat të ndodhin nëse SHBA do jetë e pakënaqur me vendimet e tij

3 September, 2025
Sondazhi i Eurobarometrit- Shqiptarët të parët në rajon për mbështetjen për anëtarësimin në BE, serbët të fundit

Sondazhi i Eurobarometrit- Shqiptarët të parët në rajon për mbështetjen për anëtarësimin në BE, serbët të fundit

3 September, 2025
Dua Lipa ndez skenën në Toronto me një performancë tejet të ‘nxehtë’ dhe provokuese

Dua Lipa ndez skenën në Toronto me një performancë tejet të ‘nxehtë’ dhe provokuese

3 September, 2025
Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina bllokojnë pjeshkët nga Shqipëria, dyshime se përmbajnë pesticide dhe nivel të lartë hekuri

Kroacia dhe Bosnje-Hercegovina bllokojnë pjeshkët nga Shqipëria, dyshime se përmbajnë pesticide dhe nivel të lartë hekuri

3 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result