Në Kosovë po mbahet edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Vallëzimit dhe Arteve, Newborn Festival.
Në këtë festival, me karakter garues, marrin pjesë rreth 350 performues.
Shtetet garuese janë: Turqia, Qiproja Veriore, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Guinea, Bullgaria, Meksika, Polonia dhe Panamaja.
Kosova nuk merr pjesë në këtë festival garues, për shkak se është nikoqire.
Më 8 gusht, pjesëmarrësit në këtë festival, që organizohet nga Federata e Festivaleve të Vallëzimit, FIDAF Kosova, kanë arritur në Kosovë.
Performanca e shtetit të Meksikës.
Ky festival, sipas organizatorëve, synon që të promovojë kultura të ndryshme botërore në vallëzime tradicionale
Po ashtu, festivali synon që të lobojë kulturën dhe artin
Më 10 gusht, është mbajtur nata e parë garuese e festivalit.
Të gjitha shtetet garuese më 10 dhe 11 gusht kanë performuar për 10 minuta secili.
Më 13 gusht, shtetet garuese do të performojnë nga 5 minuta.
Përveç garës në vallëzim, pjesëmarrësit kanë marrë pjesë edhe në një eskursion kulturor, duke vizituar disa vende të Kosovës, përfshirë Prizrenin dhe burimin e Drinit të Bardhë dhe disa vende të tjera.
Një juri profesionale do të vlerësojë artistët për interpretimin e tyre.
Pavarësisht se Kosova nuk garon në festival, disa ansamble kanë performuar, duke promovuar vallëzimet tradicionale të shtetit.
Ky është festivali i parë i vallëzimit me karakter ndërkombëtar që organizohet në Kosovë.
Disa persona duke ndjekur festivalin në Prishtinë natën e 12 gushtit.
Festivali është mbështetur nga Ministria e Kulturës, ajo e Punëve të Jashtme, e Arsimit dhe nga Komuna e Prishtinës. Po ashtu, bashkëorganizator është edhe ansambli Shota.
Organizatorët e festivalit i thanë Radios Evropa e Lirë se shumica e plane janë realizuar sipas agjendës paraprake.
Për organizimin e këtij festivali, organizatorët thanë se janë angazhuar 140 persona.
Me veshje kombëtare, një valltare performon në Prishtinë më 12 gusht.
Në edicionin e parë të festivalit, kishin marrë pjesë 314 performues nga shtete të ndryshme të botës.
Në fund të performancave në edicionin e dytë të festivalit të vallëzimit, juria do të ndajë tre çmimet kryesore për performancat më të mira.
Këtë vit, përveç tre çmimeve kryesore do të ndahet edhe çmimi i katërt, për paraqitjen më të mirë kulturore gjatë parakalimit, thanë për Radion Evropa e Lirë organizatorët e festivalit.