Në krizën me Covit19, Merkel kryen blerjen e zakonshme në supermarket

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kancelarja gjermane, Angela Merkel shkoi për të blerë në supermarket në qendër të Berlinit, dje në mbrëmje vonë.

”Ajo bleu letër higjienike si edhe tri shishe me verë”, njoftoi sot media gjermane.

Dyqanet në kryeqytetin gjerman herë pas here kanë pasur probleme me sasinë e produkteve, që kanë mbaruar, sidomos ai i letrës higjienike, që njerëzit kanë filluar ta marrin me shumicë, tani në krizën e koronavirusit.

Punonjësit në supermarketin ku ishte Merkel, në Berlin, thonë se kancelarja është një blerëse e rregullt.

Media gjermane shtoi se Merkel e mbushi karrocën me qershi, sapun, verë dhe letër higjienike.

Kancelarje gjermane pagoi me kartë bankare./ATSH/

Share This Article