Në Kroaci shënohet rekord me raste ditore me COVID-19

albnews
By
1 Min Read

Situata me koronavirus në Kroaci po vazhdon të rëndohet.

Të martën, autoritetet shëndetësore të këtij vendi kanë njoftuar për rekord rastesh ditore – 1.413.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 18 persona si pasojë e COVID-19.

Me këtë, numri i të prekurve në këtë vend është rritur në 38.621, derisa kanë vdekur 470 pacientë.

Në fakt, në gjithë rajonin dhe më gjerë numri i të prekurve po rritet së tepërmi. Situatë e rënduar paraqitet edhe në vendet fqinje të Kroacisë, Slloveni dhe Bosnjë-Hercegovinë.

Share This Article