Në krye të parlamentit të RMV-së Afrim Gashi, Meta: Shqiptarët, faktor shtetformues

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu është bashkuar mesazheve për zgjedhjen në krye të parlamentit maqedonas të shqiptarit, Afrim Gashi. Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Meta i ka përcjellë urime për detyrën zotit Gashi.

MESAZHI I METES

Urimet më të përzemërta dhe shumë suksese Kryetarit të zgjedhur të Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, z.Afrim Gashi!

Besimplotë se me eksperiencën e tij parlamentare, ai do të dëshmojë lidership gjithpërfshirës dhe bashkëpunues, pa dallim etnik e politik, si dhe do të garantojë të drejtat e opozitës në Kuvend dhe pjesëmarrjen e saj të plotë në jetën institucionale dhe demokratike.

Shqiptarët, si faktor shtetformues, të orientuar qartë nga BE dhe NATO, kanë një rol kyç për harmoninë ndëretnike, stabilitetin dhe ardhmërinë europiane të Maqedonisë së Veriut.

Share This Article