“Në kulturën shqiptare të kesh fëmijë është qenësore”, Rita flet për ngrirjen e vezëve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka dhënë një intervistë së fundmi për prestigjiozen britanike “The Independent”, ku ka folur për shumë gjëra.

Ndër të tjera, ajo është ndalur te vendimi i saj për ngrirjen e vezëve, proces ky që ajo tashmë e ka bërë dy herë, njëherë në moshën 24-vjeçare dhe së fundmi edhe në moshën 27-vjeçare.

Më tej, këngëtarja ka theksuar se dëshiron që në të ardhmen të ketë familje të madhe dhe të bukur, pasi sipas saj, në kulturën kosovare, të kesh fëmijë është qenësore.

“Do të doja të kisha një familje të madhe të bukur. Në kulturën kosovare, të kesh fëmijë është e rëndësishme. Dhe unë mendoj se si gra, ne e bëjmë atë presion mbi veten tonë, në mënyrë të pandërgjegjshme, sepse mendojmë se kjo është detyra jonë, të krijojmë dhe të japim jetë. Pra, thjesht doja të mos shqetësohesha për këtë. Dhe nuk e bëra, dhe ishte gjëja më e mirë që kam bërë ndonjëherë”, u shpreh Rita.

Sipas The Independent, lindja nuk është qëllimi i këngëtares aktualisht, por se me ngrirjen e vezëve, Rita ka dashur të sigurohet që edhe pas kalimit të moshës dhe rënies së cilësisë së vezëve të saj, ajo do të mund të bëhet nënë.

Share This Article