Në Kuvend PS po kërkon shkarkimin e tij, Meta nuk prish axhendën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Presidenti Ilir Meta vijon aktivtetin e tij pa u shqetësuar për vendimin e sotëm të asaj që e quan “kuvendi një partiak”

Ai e ka quajtur farsë antikushtetuese, që synon të mbulojë skandalet e zgjedhjeve  komisionin hetimor

Presidenca njofton se sot në ora 11:00, në kuadër të nismës “Artistët në Presidencë”, në institucionin e Presidentit të Republikës do të zhvillohet një aktivitet kulturor me Ansamblin Folklorik të Dibrës “Hazis Ndreu”. Gjatë këtij aktiviteti, Presidenti Meta do të nderojë me Tituj edhe disa nga personalitetet e shquara të këtij Ansambli, si dhe do të mbajë një fjalë rasti.

Shkarkimin e presidentit Meta e kërkuan 49 deputetë dhe sot propozimi është në Kuvend. PS i duhen së paku 94 vota deputetësh dhe më pas vendimi i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, të cilës i mbetet të thotë fjalën e fundit për këtë kërkesë.

Share This Article