Londër, Angli, ka nisur online, mësimi i shkollës shqipe “Ardhmëria“ me drejtor Lutfi Vata dhe mësueset Anila Kadija, Aida Haziri, Albana Vata.
Do të hapet gjithashtu, një klasë e re me mësuese Kela Dede. Klasat janë të ndarë në grupe prej disa nxënësish, sipas rregullores vendëse.
Të gjithë fëmijët, që marrin pjesë në mësimin online, do të kenë në dispozicion librat e dhuruar nga Qendra e Botimeve për Diasporën.
910 tekste shkollore dhe të mësimit plotësues janë dërguar falas për mësuesit e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Angli të Britanisë së Madhe.