Në luftë nga 15 prilli, BBC hap radio për Sudanin, lajme dhe informacione për njerëzit në konflikt

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Transmetuesi britanik, BBC, nis sot një kanal radioje për Sudanin, vendin që është përfshirë nga luftimet mes forcave rivale ushtarake që nga 15 prilli.

Kanali do të transmetojë program në gjuhën arabe dy herë në ditë, për tre muaj, duke ofruar lajme dhe informacione për njerëzit në konflikt.

Ai do të përfshijë rrëfime të dëshmitarëve okularë, lajme rreth përpjekjeve diplomatike për t’iu dhënë fund luftimeve, si dhe do të ndihmojë për të luftuar dezinformatat, tha BBC-ja.

Ky hap është “vendimtar në një kohë të pasigurisë së madhe”, tha drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie.

Programi do të transmetohet drejtpërdrejt nga Londra, me të dhëna dhe analiza nga ekipet në Aman dhe në Kajro.

Mbi 500 njerëz janë raportuar të vrarë në Sudan, prej se forcat ushtarake rivale kanë nisur luftën për pushtet, më shumë se dy javë më parë.

Në njërën anë të konfliktit është gjenerali Abdel Fattah al-Burhan, president i Qeverisë ushtarake të Sudanit dhe udhëheqës i ushtrisë, ndërsa kundërshtar i tij është gjenerali Mohamed Hamdan Dagalo, nënkryetar i Sudanit, i cili mbikëqyr grupin paraushtarak, Forcat e Mbështetjes së Shpejtë.

Tensionet mes tyre kanë të bëjnë me transferimin e pushtetit tek një autoritet civil dhe me integrimin e Forcave të Mbështetjes së Shpejtë në ushtri.

Share This Article