Në malet italiane që vlejnë 1 miliard euro

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vargmalet Apuan në Toskanën veriore, të cilët shtrihen në një gjatësi rreth 58 kilometra dhe arrijnë deri në 2 mijë metra lartësi, janë një thesar i vërtetë.

Aty është gdhendur mermer që nga kohët e lashta romake dhe vijon ende. Një pllakë mermeri kushton rreth 400 dollarë. Gjatë historisë, ky mermer është përdorur për disa nga ndërtesat më të jashtëzakonshme në botë, Panteoni në Romë, por edhe statuja ikonike e Michelagelo-s.

Në ato gurore prodhohet mermer më shumë se në çdo vend tjetër të botës. Ajo vlerësohet rreth 1 miliardë euro dhe prodhon rreth 4 milionë tonë mermer në çdo vit. Aty punojnë rreth 13 mijë persona.

Gurorja shfaqet edhe në një nga filmat e James Bond, ku Daniel Craig ngiste një Aston Martin DBS në shpatet e mermerit.

Share This Article