Në Maqedoni, 31 të vdekur si pasojë e COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Maqedoni të Veriut vazhdon të mbetët i lartë numri i vdekjeve si pasojë e COVID-19. Të martën, Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur 31 persona si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë shënuar 1.118 raste të reja pozitive.

Me këtë, numri i përgjithshëm i të vdekurve në Maqedoni të Veriut si pasojë e COVID-19 është rritur në 4.509, derisa i të prekurve me këtë sëmundje në 147.995.

Raste aktive në Maqedoni janë 18.658.

Share This Article