Në Maqedoninë Veriore shënohen 2 viktima e 130 raste të reja me COVID-19

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar 130 raste të reja me koronavirus, nga gjithsej 1742 teste të bëra.

Më së shumti raste janë regjistruar në Shkup 40, pasuar nga Gostivari 18 dhe Shtipi e Tetova me nga 13.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 12.970, por vetëm 2.908 nga rastet janë aktive, transmeton AlsatM.

Dy persona ndërruan jetë gjatë natës së kaluar, një 70 dhe një 75-vjeçar, duke çuar kështu totalin në 549.

Sot është një nga ditët kur numri i të shëruarve është më i lartë se i të infektuarve. 152 fituan betejën me virusin korona. Numri më i madh i të shëruarve është në Shkup, Kumanovë dhe Shtip, respektivisht 87,18 dhe 14, duke çuar kështu totalin në 9513.

Share This Article