Në marshin protestues kundër patriarkatit, marrin pjesë Kurti dhe Osmani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Me moton “Marshojmë kundër patriarkatit që vret” këtë vit në Kosovë po shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Kolektivi “Marshojmë s’festojmë”, i përbërë nga aktivistë të organizatave të shoqërisë civile e studentë, po realizojë marshin sot nëpër rrugët e kryeqytetit, aktivitet ky që do të përkrahet edhe nga aktivistë në 15 komuna të tjera. Aty janë duke marrë pjesë edhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti.

Krejt kjo ka për qëllim të kthejë vëmendjen e institucioneve që rastet e dhunës ndaj grave të trajtohen me prioritet.

Gjatë kohës së marshimit, nëpër institucione do të shpalosen çarçafë me mbishkrime që përmbajnë thirrje konkrete dhe targetojnë dhunën dhe vrasjet që kanë ndodh ndaj grave gjatë vitit 2020.

Share This Article