Në mbështetje të ish-komandantëve të UÇK-së në Hagë, protestë gjithëkombëtare në Tiranë më 17 tetor

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Tiranë, më 17 tetor, do të zhvillohet protesta gjithëkombëtare me moton “Liria ka emër”, në mbështetje të ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë dhe po hetohen për krime lufte.

Thirrja për pjesëmarrje në protestë është bërë nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ndërsa është shpërndarë edhe nga kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili ka publikuar spotin promovues në rrjetet sociale.

Protesta paqësore pritet të mbahet në sheshin “Skënderbej”, në orën 17:00, me qëllim kërkimin e drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Ajo vjen pas tubimeve të ngjashme të zhvilluara së fundmi në Prishtinë dhe Hagë.

Në paraburgim në Hagë prej pesë vitesh ndodhen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte gjatë kohës së luftës në Kosovë. Ish-presidenti Thaçi dhe bashkëluftëtarët e tij i kanë mohuar të gjitha akuzat, ndërsa që prej 15 shtatorit mbrojtja e tyre ka nisur paraqitjen e provave dhe thirrjen e dëshmitarëve në proces.

Share This Article