Në mbrëmje do ndiqte ndeshjen ndaj Milanit, vdes tragjikisht tifozi i Liverpool

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Fati tragjik e ka ndjekur një tifoz të gjigandëve anglezë Liverpool pak orë para se ekipi i tij i zemrës të zbresë në fushën e “San Siros” për të luajtur përballë Milanit.

Mediat italiane raportojnë se tifozi 51-vjeçar nga Irlanda ka vdekur pasi u aksidentua nga një makinë në përpjeke për të kaluar autostradën në Bergamo.

Tifozi irlandez i “The Reds” kishte mbërritur në Bergamo me një fluturim nga Mançesteri pak para mesnate së bashku me dy miqtë e tij dhe u drejtuan për në hotelin që kishin rezervuar.

Ai zgjodhi të kalonte autostradën A4, e cila kalon përballë aeroportit Orio al Serio. Miqtë e tij nuk e ndoqën, ndërsa ai u godit nga një makinë, duke mbetur i vdekur në çast.

Tifozi i dha frymën e fundit disa metra larg hotelit ku do të kalonte natën para se të ishte në Milano për sfidën e Champions League, ndërsa autoritetet i kanë gjetur në xhepa përveç pasaportës dhe biletën për ndeshjen e sotme.

Share This Article