Në Mbretërinë e Bashkuar fillon eksperimenti me vaksinimin e njerëzve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Mbretërinë e Bashkuar ka filluar vaksinimi me vaksinën e re për vullnetarët.

Rreth 300 njerëz do të bëjnë vaksinën gjatë javëve të ardhshme, si pjesë e eksperimenti të udhëhequr nga prof. Robin Shattock dhe kolegët e tij në Imperial College London.

Testet mbi kafshët sugjerojnë se vaksina është e sigurt dhe shkakton një reagim efektiv imunitar.

Shumë vaksina tradicionale bazohen në një formë të dobësuar ose të modifikuar të virusit, por vaksina Imperial bazohet në një qasje të re, duke përdorur monstra sintetike të kodit gjenetik, të quajtur RNA, të cilat imitojnë virusin.

Ekzistojnë më shumë se 120 vaksina të koronavirusit në zhvillimin e hershëm në të gjithë botën. 13 vaksina të tjera janë në prova klinike: pesë në Kinë, tre në Shtetet e Bashkuara, dy në Mbretërinë e Bashkuar, nga një në Australi, Gjermani dhe Rusi.

Ekipet e vaksinave janë të prirur të theksojnë se nuk janë në një garë kundër njëri-tjetrit, por kundër virusit./BBC

Share This Article