Në mbrojtje nga Ministria Kulturës, varret Amantia pa roje natën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një intervistë për emisionin “Ora Verore” me moderatoren Feride Kuçi, Nuri  Çobaj, është shprehur se varret Amantia në Vlorë, janë në mbrojtje nga Ministria e Kulturës, por megjithatë janë po roje natën.

Ai thotë se varret u zbuluan në gusht të vitit të kaluar dhe sipas tij brenda tyre janë gjetur monedha dhe eshtra.

“Ky varr është zbuluar vjet në muajin gusht , nga instituti i momentit të kulturës dhe Drejtoria Rajonale e Vlorës, kan punuar gati një muaj për zbulim e këtij, se ishte i gërmuar më para.

Gjatë gërmimit gjetëm eshtra dhe disa monedha. Ndërsa varri lartë me tullë ishte më i paprekur, ku gjetëm edhe eshtra të mëdha. Dy rradhët me tulla na e kanë prishur grabitësit. Është në  mbrojtje të Ministrisë por natën nuk është e ruajtur. Jemi vetëm dy punëtorë, unë rri ditën ndërsa një shoku im rri natën.”

Share This Article