Në mbrojtje të flamurit/ Shihni se si tifozët shqiptarë u përleshën me ato çekë pas provokimit të ulët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Skandaloze dhe e turpshme ishte sjellja e tifozëve çekë në stadiumin ‘Epet Arena’ në Pragë aty ku Shqipëria u përball me skuadrën vendase, në kuadër të grupit B1 në Nations League.

Tifozët çekë në mënyrë të turpshme, kishin shpalosur hartën e Kosovës nën flamurin serb si dhe kishin përdhosur atë shqiptar, duke e kthyer me kokën poshtë.

Në fundin e pjesës së parë, tifozët shqiptarë janë afruar në tribunën e ultrasve çekë duke tentuar përleshjen fizike. Shumë forca policie u vendosën mes dy turmave ku gjuajtjet me sende nga larg nuk munguan.

Flamujt shqiptar që ishin kthyer kokëposhtë janë larguar nga tribuna, por ai i hartës së Kosovës nën ngjyrat e Serbisë vijoi gjatë gjithë sfidës.

Për më tepër shikoni momentin e përplasjes së dy tifozerive në fundin e pjesës së parë.

Share This Article