Në mes të tensionit të lartë në seancën e sotme, Eduart Shalsi gjeti qetësinë mendore për të luajtur shah.
Në foton e LSA duket deputeti i Partisë Socialiste, me laptop përpara, duke luajtur në mes të kaosit që e rrethonte në seancën e sotme.
Deputetët e opozitës bllokuan foltoren, duke kërkuar që në interpelancën e sotme për çështjen McGonigal, të ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, i cili kishte deleguar Elisa Spiropalin.
Pavarësisht bllokimit të foltores, Kuvendi miratoi ligjet që ishin në rendin e ditës.