Në Napoli vendoset një pllakë përkujtimore në nderim të Donika Kastriotit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qytetit i Napolit nderon me një pllakë përkujtimore, Donika Kastriotit, bashkëshorten e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbe.

Lajmin është bërë i ditur nga kryetari i Bashkisë së Napolit, Luigi De Magistris, i cili ka deklaruar se “Pllaka me emrin e mbretëreshës shqiptare Andronika Arianiti Komneni  (Donika Kastrioti) do të vendoset në rrugën Santa Chiara të Napolit.”

Donika Kastrioti, pas vdekjes së Gjergj Kastriot ka banuar prej vitit 169 e për disa kohë në ndërtesën e familjes fisnike Alessandro, pikërisht në rrugën Santa Chiara.

Donika Kastrioti jetoi nën mbrojtjen e Mbretërisë së Napolit e u bë një pikë referimi për mikpritjen e mjaft familjeve shqiptare, arbëreshët e sotëm, të cilët për shkak të pushtimit turk emigruan nga trojet shqiptare drejt brigjeve të Italisë.

Shumë prej tyre u vendosën në rajonin e Kalabrisë e mjaft të tjerë në rajone e territore të tjera.

Në tokën italiane shqiptarët gjetën mbrojtje e mundësi për t’u integruar e jetuar, duke ruajtur prej shekujsh deri sot, gjuhën e tiparet etnike. 

Donika Kastrioti jetoj në Napoli deri pas luftës që përfshiu Italinë në vitet 1494-1498, duke u transferuar më 1501 në Valencia të Spanjës ku jetoj deri sa vdiq më vitin 1506.

Donika Kastrioti apo Andronika Arianiti Komneni ishte e bija e princit Gjergj Arianiti, pjesëmarrës në Lidhjen e Lezhës, mbajtur më 2 mars 1444.

Vendosja e pllakës përkujtimore në qytetin e Napolit forcon marrëdhënien e miqësisë mes këtij qytetit, banorëve të tij e popullit shqiptarë.

Share This Article