Në ndihmë të Ukrainës, dhjetëra ushtarë ukrainas në Britani për t’u trajnuar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka zbuluar së fundmi se ushtarë ukrainas kanë mbërritur në ishull për t’u stërvitur si të përdorin mjetet e blinduara që do të shkojnë në ndihmë të tyre për të përballuar ushtrinë ruse.

“Mund t’iu them se aktualisht në Poloni po stërviten ushtarë ukrainas si të përdorin sistemet e mbrojtjes anti-ajrore ndërsa në Britani për mjetet e blinduara”, u shpreh Johnson për gazetarët.

Sipas të dhënave nga burime qeveritare, aktualisht në Britani ndodhen për trajnim “disa duzina” ushtarësh ukraina, të cilët po mësojnë si të përdorin makinat që Britania dhuroi për ta.

Muajin e kaluar Britania njoftoi se do të dërgojë në Ukrainë 120 mjete të blinduara patrullimi, përfshirë dhe “Mastiff”, i cili mund të përdoret dhe në misione vëzhgimi.

Share This Article