Në një foto së bashku: Tri viktimat e atentatit të Fushë Krujës në shoqërinë e njëri-tjetrit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në një foto së bashku. Kjo është një foto kur tri viktimat e atentatit në Fushë Krujë, Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha janë fotografuar së bashku.

Mësohet se ata ishin miq me njëri-tjetrin, ndërsa prania në një makinë ditën e dielë (17 korrik 2022) ka qenë tragjike për ta.

Ndërkohë, deri më tani masakra me tre viktima ka mbetur pa autorë, ndërsa policia e shtetit është vënë gjurmimin e tyre.

Deri më tani mbi 30 persona janë shoqëruar dhe janë marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit ose personit në dijeni për ngjarjen.

Kryesisht mësohet se janë banorë të Krujës, Kurbinit, Milot dhe Fushë Kuqes nga ku ishin edhe viktimat Brilant Martinaj, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.

Nga ana tjetër Forcat RENEA kanë bërë kontrolle në zonën e Niklës, ku disa persona mësohet se nuk janë gjetur.

Edhe këtë të hënë, Forcat SPECIALE dhe agjentë të krimeve të drejtorisë së Policisë së Durrësit ndodhen në Fushë Krujë.

Veç dëshmive, mësohet se grupi hetimor po mbledh pamje të kamerave të sigurisë dhe prova të tjera që mund të ndihmojnë në zbardhjen e vrasjes së trefishtë.

Në një foto së bashku: Tri viktimat e atentatit të
Share This Article