Në panik dhe me lot në sy, qytetarët e Stambollit lënë shtëpitë dhe zyrat pas tërmetit të fuqishëm, mblidhen në parqe e zona të hapura

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qindra qytetarë kanë dalë në rrugë të panikosur dhe me lot në sy pas tërmetit me magnitudë 6.2 ballë që goditi paraditen e sotme Stambollin, me epiqendër në brigjet e Silivrit.

Sipas të dhënave të Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti me magnitudë 6.2 ballë, epiqendra e të cilit ishte në detin Marmara dhe lagjen Silivri të Stambollit, është ndjerë në Stamboll si dhe në provincat përreth.

Pas tërmetit, qytetarët u mblodhën në parqe dhe zona të hapura. Deri më tani nuk raportohet për njerëz të lënduar apo dëme materiale.

Share This Article