Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama ka falenderuar presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen për realizimin e Samitit të Procesit të Berlinit për herë të parë në Shqipëri.
Ai ka theksuar që do të bëjnë maksimumin për ta bërë këtë Samitë ta paharruar për çdo të ftuar.
Sakaq, kryeministri ka thënë se nëpër botë janë bërë shumë Samite, por ky në Tiranë ka një tjetër nivel për shkak të mikëpritjes.
“Nuk dua të zgjatem më shumë sepse as nuk doja të flisja, doja që t’u lija vendin tri zonjave që janë forca reale pas kësaj, por Luigi do që gjithmonë unë të flas se beson që nëqoftëse nuk flas unë, atëherë evenimenti nuk është mjaftueshëm i fuqishëm, kështu që thjesht do të ndalem këtu duke ju thënë, se në ketë punë duhet të thuash “Faleminderit” edhe kur nuk e mendon me të vërtetë, por “Faleminderit” që i them Ursulës është e ndjerë nga zemra dhe është mjaft kuptimlotë sepse me të vërtetë ajo e mori përsipër dhe e bëri kaq të thjeshtë, dhe më besoni, kam parë samite, por jo çdo Samit ka virtytin e prodhimit të rezultateve në një kohë kaq të shpejtë dhe nuk ka asnjë mënyrë më të mirë se të qenit këtu për të nisur me këtë aktivitet Samitin e Procesit te Berlinit këtu në Shqipëri.
Hera e parë që ky Samit ndodh jashtë kufijve të BE dhe ne do të bëjmë maksimumin që ta bëjmë të paharrueshëm për çdo të ftuar.
E meqë ra fjala, nuk mendoj se është kaq e vështirë sepse kanë bërë kaq shumë samite e ndonjëherë janë kaq të lodhur nga samitet që bëjnë, e jo çdo samit është përvojë e paharruar kur vjen fjala për miktpritjen, është thjesht standard europian, por këtu mikpritja është e një tjetër niveli.
Kështu që, kemi mësuar prej jush. Ju, nuk mund të mësonit prej nesh, jo sepse nuk mundeni po sepse s’keni nevojë. Të gjithë do të vijnë tek samitet tuaja. Samitet janë vetëm ujë për të ofruar të drejtën universale për të mos vdekur nga etja, por pjesa tjetër pastaj mund të jetojmë pa to. Jo. Përgatituni, përgatituni që të ktheheni tek Bashkimi juaj Evropian me ca kile më shumë sesa arritët sepse deri tani Shqipëria nuk është vendi ku mund të mbani dietë.”, u shpreh ndër të tjera Rama