Në prag të sfidës mes tyre në Champions, Milani i jep leksione Napolit

albnews
By
1 Min Read

Milan ka shkatërruar 4-0 Napolin në transfertë, duke i dhënë leksion në prag të përballjes mes tyre në çerekfinalet e Champions League ekipit që ka hipotekuar titullin kampion në Itali.

Dy gola të Leaos, një i Brahim Diaz dhe një i Saelemakers zhytën në heshtje stadiumin “Diego Armando Maradona”, ndërkohë që çojnë kuqezinjtë në vendin e tretë të Serisë A, me 51 pikë, një më shumë sesa Interi dhe Roma.

Në 12 prill, Milani do të presë Napolin në San Siro, për sfidën e parë të Champions, ndërsa në 18 prill do të luhet ndeshja e kthimit, në Napoli.

Share This Article