Në pritje të rezultateve të analizave! Dyshohet se u helmuan nga uji, si paraqitet situata në spitalin e Peshkopisë?

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditën e djeshme në spitalin e Peshkopisë janë paraqitur disa persona me simptoma helmimi dyshohet nga uji i pijshëm.

Po ashtu edhe në pediatri kishte 10 raste me të njëjtat simptoma, dhimbje barku dhe të vjella. Zona nga ato vijnë furnizohet me ujë të pijshëm nga ujësjellësi i Saponikës, ndaj dyshimet kryesisht janë tek kontaminimi i ujit të pijshëm.

Ndërkohë, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor ka marrë mostrat e ujit dhe nga analizat e para, ato mikrobike, kanë dalë pa ngarkesa.

Ditën e sotme pritet të vijë përgjigjja e analizave bakterologjike të çuara për analizim në laboratorin kombëtar në Tiranë. 

Që nga dita e djeshme institucionet kanë njoftuar banorët e Njësive Administrative Kastriot, Fushë Çidhën, Arras, dhe një pjesë e fshatrave të Njësisë Tomin që të mos e konsumojnë ujin, ose ta ziejnë atë para përdorimit.

Share This Article