Në qarqet e demokratëve amerikanë ka filluar revolta postmortore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në disa qarqe të Partisë Demokratike, revolta postmortore ka filluar tashmë, pavarësisht se rezultati nuk është shpallur ende zyrtarisht.

Një operativ politik demokrat në Uashington shkruan se partia “duhet të largojë snobët elitarë në DC si fillim”.

Të tjerët më kanë thënë të njëjtën gjë, ndonëse më pak troç – se ndërsa lavdërojnë përpjekjet e fushatës, ata mendojnë se partia në tërësi ka një ‘problem imazhi’ në një kohë kur gjërat elementare, të përditshme si kostoja e jetesës janë gjithë kohës në mendjen e shumicës së votuesve.

Ky dëshpërim i demokratëve sjell ndërmend një bisedë që pata me një republikan në një tubim të Trump, i cili më tha se kandidati i tyre kishte rishpikur plotësisht Partinë Republikane, nga stereotipi i votuesve ruralë në përfaqësuesen e familjeve të klasës punëtore, ndërsa demokratët ishin bërë “partia e Hollivudit”.

Këto janë përgjithësime të mëdha, por janë ato që republikanët publikisht dhe disa demokratë privatisht i ndajnë tani.

BBC

Share This Article