Në qeverinë e shkarkuar malazeze, jep dorëheqje ministrja, largohet edhe nga partia e Abazoviqit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Zëvendëskryeministrja për Politikë të Jashtme dhe Ministre e Çështjeve Evropiane, Jovana Maroviq ka dhënë dorëheqje nga këto pozita, konfirmohet për Portalin RTCG.

Ajo gjithashtu i dha fund përfshirjes së saj në Lëvizjen Civile URA, të cilën e udhëheq kryeministri i shkarkuar muaj më parë, Dritan Abazoviq.

“Ju njoftoj se pas votimit të mosbesimit të Qeverisë së 43-të të Malit të Zi në seancën e Kuvendit të datës 19 gusht 2022, jap dorëheqje – nga posti i Zëvendëskryeministres për Politikë të Jashtme, Integrime Evropiane dhe Bashkëpunim Rajonal dhe Ministres së Çështjeve Evropiane në mandatin teknik”, ka shkruar ajo.

https://www.facebook.com/jmarovic/posts/10159771587864300

Maroviq ka deklaruar në Facebook se ka dhënë dorëheqje edhe nga pozita e nënkryetares së Lëvizjes Qytetare URA.

Siç tha ajo, arsyeja që nuk i ka lënë ato funksione më herët është rrumbullakimi i pjesës teknike të procesit, që ka të bëjë me rindërtimin e strukturës së negociatave, përcaktimin e procedurave në Ministri, së bashku me detyrimet e rregullta në procesin e negociatave.

Share This Article