Në rreshtim me De Bryjn e Riçarlison, Armando Broja zgjidhet në formacionin e javës në Premier Ligë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Armando Broja është kthyer në këto javë në një titullar të paprekshëm në radhët e Çelsit. Ndonëse ai nuk ka shënuar me rregullsi siç do të dëshironte në portat kundërshtare, paraqitjet e tij kanë qenë mëse pozitive.

Kjo shihet edhe nga fakti se Broja ka qenë një nga lojtarët më të vlerësuar në fitoren e Çelsit me shifrat 1-0 ndaj Fullhemit. Ai luajti më i zhvendosur në krah dhe tregoi se sa vlen edhe duke u përshtatur me një model të ri loje, ku rëndësi kanë më shumë driblimet dhe pasimet.

Si rrjedhojë, duke u bazuar te nota që ka marrë për statistikat që regjistron gjatë ndeshjes, Broja është përzgjedhur në formacionin e javës në Premier Ligë nga faqja e njohur e statistikave sportive “WhoScored”.

Në këtë rreshtim, sulmuesi shqiptar përbën treshen e sulmit përkrah Hojlund të Mançester Junajitd dhe Riçarlison të Totenhemit. Ndërkaq, në këtë rreshtim ka edhe emra të tjerë të njohur si De Bryjn, Rodi apo Enco Fernandez.

Share This Article