ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
5 arsyet pse ndiheni të lodhur edhe kur hani shëndetshëm 5 hours ago
Megan Fox rrëfen periudhën e vështirë gjatë xhirimeve të “Jennifer’s Body”: Isha e humbur dhe plot zemërim 5 hours ago
David dhe Victoria Beckham shijojnë drekë familjare në Miami mes tensioneve me fqinjët në Britani 5 hours ago
Milei flet për një mrekulli, partia e ekstremit të djathtë fiton zgjedhjet në Argjentinë 6 hours ago
Një helikopter dhe një aeroplan i Marinës Amerikane u rrëzuan në Detin e Kinës Jugore 6 hours ago
Next
Prev
Home Bota

Në Serbi themelohet Shoqata Historike Ruse, Vulin flet hapur për “luftën për botën serbe”

albnews by albnews
27 October, 2025
in Bota
0
Në Serbi themelohet Shoqata Historike Ruse, Vulin flet hapur për “luftën për botën serbe”
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shoqata Historike Ruse është arsyeja e tubimit për të gjithë ata që e shohin Serbinë si një shtet që do të “luftojë pa asnjë kufizim për krijimin paqësor të botës serbe” dhe që të jetë një aleate e vërtetë e Rusisë dhe Kinës, tha kryetari i Këshillit të degës së Beogradit të kësaj shoqërie, Aleksandar Vulin, në Asamblenë themeluese në Beograd më 26 tetor.

Që nga koha kur “bota serbe” u përmend për herë të parë në shtator 2020, siç ka raportuar më herët për Radion Evropa e Lirë, nga Ballkani Perëndimor paralajmëruan se ky term ngjall, pa rezistencë, aspiratat e politikës zyrtare serbe, të cilat në fillim të viteve ’90 luajtën një rol kyç në shpërbërjen e përgjakshme të ish-Jugosllavisë.

RelatedPosts

Milei flet për një mrekulli, partia e ekstremit të djathtë fiton zgjedhjet në Argjentinë

Një helikopter dhe një aeroplan i Marinës Amerikane u rrëzuan në Detin e Kinës Jugore

Analiza në La Repubblica: Grabitësit e Luvrit ishin super ekspertë, planifikonin të largoheshin në Mali ose Algjeri

Vulin, lider i orientuar prorus i Lëvizjes Socialiste, ish-shef i shërbimit të inteligjencës serbe, në Asamblenë themeluese të Shoqatës Historike Ruse tha se heqja dorë nga Rusia është gjithashtu heqje dorë nga Serbia, dhe se çdo gjeneratë e popullit serb “ka pritur që mbijetesa e saj fizike të varet nga Rusia”.

Ai gjithashtu theksoi se Shoqata Historike Ruse në Serbi e ka si detyrë të parë luftën kundër çdo rishikimi të historisë dhe ruajtjen e “vërtetësisë historike për popullin serb dhe atë rus”.

Vulin është i njohur për qëndrimet e tij publike proruse dhe në janar të vitit 2024 u dekorua nga presidenti rus, Vladimir Putin, dhe Shërbimi Federal rus i Sigurisë. Departamenti amerikan i Shtetit e sanksionoi atë në vitin 2023, për shkak të lidhjeve me Rusinë dhe për dyshimet për korrupsion gjatë kohës kur ishte në krye të Agjencisë serbe të Sigurisë dhe Informacionit.

Organizatën ruse e udhëheq Sergej Narishkin, drejtori i Shërbimit të Jashtëm të Inteligjencës së Federatës Ruse. Vulin dhe Narishkin janë takuar disa herë që kur Rusia nisi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

Pas këtij veprimi, Bashkimi Evropian (BE) vendosi sanksione ndaj zyrtarëve të Kremlinit, por Serbia – edhe pse është kandidate për anëtarësim në BE – nuk iu bashkua atyre sanksioneve. Ajo vazhdoi raportin e saj me Moskën, për të cilat shpesh ka qenë përgjegjës vetë Vulin.

Narishkin iu drejtua të pranishmëve me një video-mesazh dhe përmendi lidhjet historike midis Rusisë dhe Serbisë, si dhe “ngjashmëritë parimore të vlerave tona tradicionale”, raportoi agjencia Sputnik.

“Ky është një mesazh i rëndësishëm politik”
Në Asamblenë themeluese, përveç Vulinit, ishin gjithashtu ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, si dhe kryetari i Partisë Socialiste Serbe, Goran Selak.

“Hapja solemne e institucionit të Shoqatës Historike Ruse në Serbi përfaqëson një konfirmim të lidhjes së vazhdueshme dhe të ndërsjellë shpirtërore midis dy popujve tanë, serb dhe rus, të cilët kanë jetuar në harmoni gjatë historisë dhe që, jam i bindur, me ndihmën e Zotit, do të jetojnë kështu edhe në të ardhmen”, tha patriarku Porfirije.

Porfirije theksoi rëndësinë e Shoqatës Historike Ruse “në kohën e një revizionizmi të tmerrshëm historik”.

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko, në fjalimin e tij tha se hapja e Shoqatës Historike Ruse në Serbi është “një mesazh i rëndësishëm politik dhe shkencor”.

“Një nga detyrat më të rëndësishme të Rusisë dhe Serbisë është forcimi i sovranitetit, pavarësisë së popujve dhe shteteve tona. Pa njohjen e historisë, nuk ka as sovranitet dhe as të ardhme”, theksoi ambasadori rus.

Në fillim të takimit të mbajtur në Beograd u intonuan himnet e Rusisë, entitetit boshnjak të Republikës Sërpska dhe Serbisë, ndërsa të pranishmit nderuan me një minutë heshtje të dënuarin për krime lufte në Kosovë nga ish-Tribunali i Hagës, Nebojsha Pavkoviq, i cili vdiq ditë më parë.

Shoqata Historike Ruse është një shoqatë, e themeluar, veç tjerash, nga Akademia Ruse e Shkencave, por edhe mediat shtetërore ruse si RIA Novosti dhe Interfax.

Siç ka raportuar më herët REL-i, ndër aktivitetet e Shoqatës Historike Ruse, sipas Narishkinit, është rindërtimi i muzeve në territorin e “Novorusisë”, një term që Kremlini përdor për territoret e Ukrainës që Rusia i ka okupuar gjatë pushtimit.

REL gjithashtu më 2023 hulumtoi rastin e një fotografie të një bombe të pretenduar të NATO-s në një ekspozitë në selinë e Shoqatës Historike Ruse në Moskë.

Në të ishte ekspozuar edhe fotografia e një bombe të NATO-s, mbi të cilën ishte shkruar mesazhi “Gëzuar Pashkët”, e cila u paraqit si pjesë e armatimit të aleancës ushtarake perëndimore gjatë bombardimeve të Republikës Federale të Jugosllavisë në vitin 1999.

Megjithatë, hulumtimi i REL-it tregoi se bomba ishte fotografuar në një bazë amerikane në Vietnamin e Jugut gjatë periudhës 1967–1970, dekada para ndërhyrjes së NATO-s në ish-Jugosllavi. REL 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

5 arsyet pse ndiheni të lodhur edhe kur hani shëndetshëm

5 arsyet pse ndiheni të lodhur edhe kur hani shëndetshëm

27 October, 2025
Megan Fox rrëfen periudhën e vështirë gjatë xhirimeve të “Jennifer’s Body”: Isha e humbur dhe plot zemërim

Megan Fox rrëfen periudhën e vështirë gjatë xhirimeve të “Jennifer’s Body”: Isha e humbur dhe plot zemërim

27 October, 2025
David dhe Victoria Beckham shijojnë drekë familjare në Miami mes tensioneve me fqinjët në Britani

David dhe Victoria Beckham shijojnë drekë familjare në Miami mes tensioneve me fqinjët në Britani

27 October, 2025
Milei flet për një mrekulli, partia e ekstremit të djathtë fiton zgjedhjet në Argjentinë

Milei flet për një mrekulli, partia e ekstremit të djathtë fiton zgjedhjet në Argjentinë

27 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result