“Në shkollë do të derdhet gjak”/ Arrestohet nxënësi pasi kërcënoi për vrasje masive, kishte blerë 4 automatikë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një video tronditëse është publikuar në rrjetet sociale, ku një polic shoqëron një 10-vjeçar të prangosur, pasi ky i fundit ka kërcënuar të kryejë vrasje masive në shkollën e tij.

Sipas gazetës britanike “The Sun” 10-vjeçari u arrestua vetëm pesë ditë pas masakrës në shkollën fillore në Teksas ku një adoleshent vrau me automatik 19 nxënës dhe dy mësuese.

10-vjeçari është arrestuar, pasi të shtunën e 28 majit ka shkruar një mesazh në të cili thuhet se në shkollën e tij do të derdhet gjak.

Sipas The Sun, djali dhjetë vjeçar nga shkolla fillore Patriot në Cape Coral, Florida, dyshohet se i dërgoi një mesazh shokut të tij duke pretenduar se kishte blerë katër automatikë.

Sherifi i Ovaldes ka mbrojtur publikisht arrestimin e nxënësit të mitur.

Share This Article