Në Shqipëri dhe Kosovë fëmija i parë për 2023 është vajzë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Shqipëri dhe Kosovë fëmija i parë i vitit 2023 është vajzë

Në QKUK në minutat e parë të vitit 2023 ka ardhur në jetë një vajzë.

Mjeku në Klinikën e Gjinekologjisë pranë Qendrës Klinike universitare të Kosovës (QKUK) Naser Rafuna konfirmoi lajmin për KosovaPress.

Rafuna deklaroi se si nëna ashtu edhe fëmija janë mirë me shëndet. Nëna e pacientes është Elona Rrustemi nga Drenasi.

 ‘Para pak minutash lindi foshnja e parë në klinikën tonë, e gjinisë femër, pacientja është Elona Rrustemi nga Drenasi, ka lindjen e dytë, ka lind një fëmijë të shëndoshë nëpër rrugë natyre të lindjes, gjendja e nënës dhe fëmijës është shumë e mirë’, tha ai.

Ndërsa në Shqipëri, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ndau sot foto nga fëmijët e parë që lindën këtë vit.

 ‘Mirë se erdhët Promisa dhe Orjol. Është vajzë fëmija i parë i vitit 2023, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin ‘Mbretëresha Geraldinë’, me të trokitur ora 12:00’, u shpreh Manastirliu.

‘Një minutë pas ndërrimit të viteve erdhi në jetë edhe një djalë i shëndetshëm, bebi i parë që lindi në maternitetin ‘Koço Gliozheni’. Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë’, theksoi Manastirliu.

Share This Article