Në Shqipëri sot nis vaksinimi i mësuesve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas mbërritjes së më shumë se 38 mijë vaksinave në Shqipëri nga kompania AstraZeneca, ditën e sotme pritet që të nisi vaksinimi i të gjithë mësuesve atje.

Vaksinimi për mësuesit nisi me një grup të vogël të cilët morën dozën e parë në fundjavë.

Me këtë rast kryeministri Edi Rama i bëri thirrje edhe mjekëve të Kosovës të vijnë për të marrë vaksinën në Kukës, në pamundësi, sikurse e parashikon kontrata e blerjes, për të dërguar një sasi në Kosovë.

Ndërkohë kompania AstraZeneca po përballet me bllokime të shumta nga vendet e BE-së por jo vetëm, për shkak të disa rasteve të mpiksje së gjakut tek të vaksinuarit.

Nga ana e saj, kompania AstraZeneca njoftoi nëpërmjet një deklarate se nuk ka asnjë problem me vaksinën e saj përsa i takon rasteve të njoftuara për emboli dhe trombozë. Këtë e konfirmojnë edhe një sërë agjencish të shteteve evropiane si Aifa në Itali. Por Holanda vendosi ndërprerjen e procesit më të deri më 28 mars.

Ndërkohë edhe kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me sigurinë e vaksinës AstraZeneca duke thënë se dozat në Shqipëri kanë ardhur nga Suedia dhe nuk i përkasin loteve që disa vende kanë bllokuar.

Share This Article