ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Titujt e Gazetave në UK 14 minutes ago
“Demokracia nuk ndërtohet në depo e kafene” – LDK përshëndet vendimin e PZAP për qendrat e votimit të mërgatës 18 minutes ago
Deputetja britanike dënohet me 2 vite burg në Bangladesh 22 minutes ago
Mafia shqiptare në Meksikë: Si i pastronte Hysa paratë e kartelit Sinaloa? 24 minutes ago
ISHP: 125 raste të reja me HIV në 2025, më të prekur meshkujt dhe grupmosha 35-44 vjeç 29 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Në Singapor dënohesh me vdekje edhe për gjysmë kg kanabis, rekord ekzekutimesh këtë vit

albnews by albnews
1 December, 2025
in Bota
0
Në Singapor dënohesh me vdekje edhe për gjysmë kg kanabis, rekord ekzekutimesh këtë vit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Singapori ka ekzekutuar tre persona brenda dy ditëve, për vepra të lidhura me drogën, duke e çuar në 17 numrin total të dënimeve me vdekje të kryera këtë vit, shifra më e lartë që prej vitit 2003.

Ekzekutimet vijnë vetëm një javë para se Gjykata e Lartë të shqyrtojë një çështje ku ky lloj dënimi pretendohet se është antikushtetues.

RelatedPosts

Mafia shqiptare në Meksikë: Si i pastronte Hysa paratë e kartelit Sinaloa?

Adoleshentët shqiptarë “dembelë” ushqehen mirë, por 75% bëjnë jetë sedentare

‘The Guardian’: Evropa po humbet me shpejtësi ujin e ëmbël

Singapori njihet për ligjet ndër më të ashpra në botë kundër narkotikëve, të cilat qeveria i konsideron thelbësore për parandalimin e kriminalitetit dhe ruajtjen e sigurisë publike.

Sipas legjislacionit aktual, çdo person i dënuar për trafikim sasish të caktuara, mbi 15 gramë diamorfinë, 30 gramë kokainë, 250 gramë metamfetaminë ose 500 gramë kanabis, dënohet automatikisht me vdekje.

Shtatë aktivistë kanë sfiduar ligjin, duke argumentuar se dënimi i detyrueshëm me vdekje shkel të drejtën kushtetuese për jetën dhe mbrojtjen e barabartë para ligjit. Ata theksojnë se Singapori mbetet një nga vendet e pakta që vazhdon ekzekutimet për krime të drogës, ndërsa komuniteti ndërkombëtar ka lëvizur drejt heqjes së tyre.

Autoritetet mbrojnë qëndrimin e tyre, duke paralajmëruar se heqja e dënimit me vdekje do të sillte pasoja të rënda, përfshirë rritjen e kriminalitetit, dhunës dhe vdekjeve të lidhura me drogën. Ministri i Brendshëm K. Shanmugam ka deklaruar se politika penale është hartuar për të mbrojtur shumicën e qytetarëve dhe për të shmangur rrezikun ndaj të pafajshmëve.

Ndër të ekzekutuarit ishte edhe shoferi malajzian Saminathan Selvaraju, i dënuar për transportimin e mbi 300 gramëve heroinë në vitin 2013. Mbrojtja e tij, ku pretendonte se nuk kishte qenë ai drejtuesi i mjetit në momentin e hyrjes së drogës në vend, u refuzua nga gjykata.

Kritikët vënë në dukje se ligjet godasin kryesisht korrierët e varfër dhe jo organizatorët e trafikut. Bashkimi Europian dënoi rritjen e ekzekutimeve, duke theksuar se krimet e drogës nuk përmbushin kriterin e “krimeve më të rënda” sipas të drejtës ndërkombëtare.

Ndërkohë, një sondazh i vitit 2023 tregon se shumica e qytetarëve mbështesin dënimin kapital për trafikim në shkallë të madhe, çka pasqyron ndarjen e thellë të opinionit publik mbi këtë çështje. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

1 December, 2025
“Demokracia nuk ndërtohet në depo e kafene” – LDK përshëndet vendimin e PZAP për qendrat e votimit të mërgatës

“Demokracia nuk ndërtohet në depo e kafene” – LDK përshëndet vendimin e PZAP për qendrat e votimit të mërgatës

1 December, 2025
Deputetja britanike dënohet me 2 vite burg në Bangladesh

Deputetja britanike dënohet me 2 vite burg në Bangladesh

1 December, 2025
Mafia shqiptare në Meksikë: Si i pastronte Hysa paratë e kartelit Sinaloa?

Mafia shqiptare në Meksikë: Si i pastronte Hysa paratë e kartelit Sinaloa?

1 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result