Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari është mbajtur takimi me bizneset e kësaj komune, me qëllim për të ofruar ndihmë për personat që kanë pësuar nga tërmeti në Shqipëri.
Në takimin fillestar u grumbulluan 57,800.00 euro, ku nga kjo shumë 5,000 euro do t’i dërgohen familjes Abazi nga fshati Livoç i Epërm i Gjilanit, dy djemtë e së cilës familje kanë humbur jetën nga tërmeti, duke mbetur nën rrënojat e Hotel “Palma”.
Komunikata e plotë e Komunës së Skenderajt:
Me iniciativën e kryetarit z. Bekim Jashari është mbajtur takimi me biznese me qëllim për të ofruar ndihmë për personat që kanë pësuar nga tërmeti në Shqipëri.
Në takimin fillestar u grumbulluan gjithsejt: 57,800.00Euro, ndërsa nga kjo shumë e mjeteve të grumbulluara, 5,000€ iu dedikohen familjes Abazi nga fshati Livoç i Epërm, nga Gjilani.
Gjithashtu, në shenjë solidarizimi dhe ndihme për të gjitha familjet e prekura nga tërmeti në Shqipëri, Komuna e Skenderajt ka marrë iniciativë bashkë me bizneset dhe ekonomitë familjare që të ndihmojnë Shqipërinë, duke dërguar pako ushqimore, veshmbathje e gjëra të tjera elementare dhe për këtë është themeluar komisioni me këtë përbërje:
Kastriot Gashi 044/ 414-377
Ibush Hetemi 044/ 192-199
Ilir Veliu 044/ 192-419
Musa Hajdari 044/ 346-806
Lusim qytetarët që dëshirojnë të ndihmojnë në forma të ndryshme të lajmërohen te komisoni i lartëpërmendur.
Më poshtë lista që kanë kontribuar nga takimi fillestar:
Komuna Skenderaj 20,000€
Bekim Jashari 5,000€
QTA Arjeta 5,000€
Vëllezërit Xani 2,000€
Ilea Group 2,000€
Vëllezërit Geci 2,000€
Alfa Trade 2,000€
Kompania Graniti 2,000€
Nuredin Lushtaku 1,500€
Bekim Haxhiu 1,000€
Vëllezërit Gashi 1,000€
Loni Trade 1,000€
Ismet Commerce 1,000€
NTP Haxha 1,000€
100% Design 1,000€
Kompania Ndërtimi 1,000€
Rreze Comerce 1,000€
Lindi Com 1,000€
Real Market 1,000€
Foto Kabashi 500€
Ferki Mecini 500€
Adi Fix 500€
Urban Technology 500€
Market Jetoni – Rakinic 500€
OVL – Dega Skenderaj 300€
Rent a Car
“Diti” 300€
(Tahir Lushtaku)
Musa Hajdari 200€
Dyner Center 150€
Market Neki 100€
Kafiteria te Dyla 100€
Muje Selmani 100€
Nga kjo, Drejtorët e Drejtorive të komunës së Skenderajt kanë kontribuar secili nga 100€ dhe të gjithë asambleistët komunal nga 50€.