E thërrasin tashmë me titullin fisnik, Don. Ai është Vedat Murriqi, i cili po shkëlqen me skuadrën e tij të Mallorcas në La Liga.
Sulmuesi i Kosovës ndëshkoi edhe Atleticon, duke realizuar golin e tetë këtë sezon, i cili e ngjit pas Lewandowskit në renditjen e golashënuesve në Spanjë.