ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica? 4 hours ago
Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë 4 hours ago
Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia 4 hours ago
Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses 7 hours ago
PS-PD bëhen bashkë në Këshillin Bashkiak, shkarkojnë nga detyra Erion Veliajn 7 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Në tetor Konferenca e Komisioneve Europiane në Tiranë/ Tabaku në Maqedoninë e Veriut për procesin e Berlinit: Koha e humbur me procese paralele ka vonuar përfitimet

albnews by albnews
12 September, 2023
in Albania, Maqedonia
0
Në tetor Konferenca e Komisioneve Europiane në Tiranë/ Tabaku në Maqedoninë e Veriut për procesin e Berlinit: Koha e humbur me procese paralele ka vonuar përfitimet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ishte e pranishme së bashku me një grup deputetësh në Maqedoninë e Veriut ku ishte pjesë e panelit në konferencën me temë: “Avancimi i Procesit të Berlinit përmes diplomacisë parlamentare”.

Pjesëmarrës në hapje dhe gjatë zhvillimit të saj ishte dhe kryetari i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të qeverisë Gjermane, Michael Roth, me të cilin znj Tabaku pati një takim kokë më kokë përpara nisjes së konferencës.

RelatedPosts

PS-PD bëhen bashkë në Këshillin Bashkiak, shkarkojnë nga detyra Erion Veliajn

Rama nuk shkoi në OKB, Berisha: Ramës iu anuluan ftesat, është i lidhur me kartelet

“Gratë e Doshit” i lënë vendin burrave! Epidemi dorëheqjesh te PSD, lista e Shkodrës drejt ezaurimit

Tabaku ishte shoqëruar në këtë konferencë me përfaqësues të tjerë demokratë në kuvendin e Shqipërisë, Kreshnik Çollaku, znj. Sorina Kote, Xhelal Mziu dhe Petrit Doda.

Gjatë fjalës së saj në panel, deputetja demokratike argumentoi se procesi i integrimit është një proces me rëndësi për qytetarët më shumë se sa për qeveritë. Kjo do të thotë se qytetarët duhet t’i prekin benefitet e BE-së më shumë se sa kushdo tjetër dhe se këto përfitime nuk duhet të zhbëhen dhe as të eklipsohen nga vullneti politik apo burokracia.

Sipas saj Parlamenti është i vetmi institucion që zgjidhet nga qytetarët dhe duhet të jetë pjesë në procesin e integrimit pikërisht për të siguruar përfitimet e qytetarëve.

Nën moton e të ndërtuarit të Europës në Shqipëri, deputetja demokrate Tabaku argumentoi se shqiptarët dhe jo vetëm ato por gjithë Ballkani Perëndimor duhet të kishin këmbëngulur për Procesin e Berlinit më herët. Ajo nënvizoi se humbja e kohës me procese paralele ka vonuar përfitimet ndaj qytetarëve ndërsa vuri në dukje që Tregu i Përbashkët Rajonal (TPR) është një risi e domosdoshme dhe me përfitime për të gjithë qytetarët e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Duke qenë se të pranishëm në këtë konferencë ishte dhe z. Roth, ajo gjeti mundësinë që të njoftojë për të pranishmit dhe mediat për konferencën e radhës që do të mbahet në Tiranë më datë 13 tetor 2023, si pararendje e Samitit të Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë më 16 tetor 2023.

foto galeri
foto galeri
foto galeri
foto galeri
albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica?

Mourinho dhe Benzema sërish bashkë te Benfica?

23 September, 2025
Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë

Shtypi turk sulmon Mourinhon: Kishte një marrëveshje me Benfikën, UEFA duhet të hetojë

23 September, 2025
Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia

Trump: Me mbështetjen e BE, Ukraina mund të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia

23 September, 2025
Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses

Ambasadori britanik: Udhëheqësit politikë në Kosovë t’i respektojnë vendimet e Kushtetueses

23 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result