Valbona i ka kërkuar ditën e sotme Jozit që të ‘mos e fusë në një trekëndësh’ mes tij dhe Loredanës. Valbona duket e prekur nga kjo situatë dhe i thotë ‘që të mos e bëjë të dalë si një përbindësh, si një shtrigë’.
Nga ana tjetër Jozi i drejtohet duke thënë se ka qenë Loredana që ka parë disa gjeste mes tyre dhe është ndier keq.
“O zemër po dashuria vëllazërore, dashuria miqësore kjo është. A ja ke shpjeguar? Mua në një histori të tillë mos më shti, kaq kam”, i përgjigjet Valbona.
Pjesë nga biseda:
Valbona: Hajde diskuto çdo lloj situate, mua në këtë trekëndësh dhe për të dalë përbindësh mos më impliko.
Jozi: Aman, kam nevojë për ndihmën tënde kur duhet bum, bum, bum
Valbona: Joz, po flas shumë seriozisht. Mua shtrigë në një lloj situate mos më shti
Jozi: Nuk ka lidhje shtrigë, ç’punë ke me shtrigën, ti duhet me qenë…
Valbona: Më kupton. Duhet me qenë ajo…
Jozi: Ajo që ndihmon
Valbona: Ajo që ndihmon, po ça kam qenë unë deri tani për këtë gjë? Ajo që të ndihmon për ça? Mua mos më shti në një trekëndësh që nuk ekziston dhe ti e di shumë mirë
Jozi: Po normale, thjesht
Valbona: Jo thjesht, jo për lojë
Jozi: Nuk është lojë në mes. Mos m’ja prish qejfin
Valbona: Ça po prish mo burrë?
Jozi: A e ke parë se ndihet keq, mërzitet
Valbona: A e ke sqaruar
Jozi: Po po, por thotë shikoj disa gjeste
Valbona: O zemër po dashuria vëllazërore, dashuria miqësore kjo është. A ja ke shpjeguar? Mua në një histori të tillë mos më shti, kaq kam.