Më shumë se 64.1 milionë njerëz u regjistruan për të votuar në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi, duke përfshirë mbi 1.76 milionë që kanë hedhur tashmë votat e tyre jashtë vendit dhe 4.9 milionë votues për herë të parë.
Dhe për të votuar këta njerëz, janë ngritur gjithsej 191.885 kuti votimi.
Çdo votues hodhi dy vota, njëra për presidentin dhe tjetra për ligjvënësit, të cilët do të shërbejnë për mandate pesëvjeçare.
Votuesit do të zgjedhin midis presidentit Recep Tayyip Erdogan, që kërkon rizgjedhjen, kandidatit kryesor të opozitës Kemal Kılıçdaroglu dhe Sinan Ogan.
Ndryshe, Muharrem Ince, një tjetër pretendent presidencial, u tërhoq nga gara më herët të enjten.