Në Turqi shkalla e inflacionit arrin në 12,37%

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Shkalla e inflacionit e regjistruar në muajin shkurt në Turqi ishte 12,37%, njoftoi sot Instituti turk i Statistikave (TurkStat).

Sipas TurkStat, shifrat e muajit të kaluar u rritën me 0,22 pikë përqindje nga 12,15% në janar.

Pijet alkoolike dhe duhani patën rritjen më të lartë të çmimeve krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa rritja më e ulët vjetore ishte në komunikim.

Në baza mujore, muajin e kaluar indeksi i çmimeve të konsumit u rrit me 0,35%.

TurkStat është agjencia qeveritare për përpilimin e shifrave zyrtare në lidhje me popullsinë, ekonominë, shoqërinë dhe kulturën e vendit. Ajo u themelua në vitin 1926.

Share This Article