“Në veri mund të krijohet “Republika e KFOR-it” – Topalli për Kurtin: Ka humbur miqtë ndërkombëtar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Analisti Faton Topalli, i ftuar në emisionin “Politiko”, ka mohuar mundësinë e nisjes se një lufte mes Kosovës e Serbisë, derisa KFOR-i është këtu.

Sipas tij jo vetëm që nuk ka shanca të këtë luftë mes Kosovës dhe Serbisë por po rrezikohet që të mos kemi mundësi që të kemi policë atje fare.

“Qysh e tha Halili, atje mundet me u kriju “Republika e KFOR-it” dhe ne të mos kemi sovranitet atje”, tha Topalli.

Sipas tij është Serbia dhe Rusia ato që dëshirojnë destabilitet në Kosovë dhe ne si qeveri po i japim mundësinë që të realizojnë këto interesa.

Topalli ka thënë se Kurti përveq dëmëve që ka shkaktuar në ekonomi, ai i ka humbur edhe miqtë ndërkombëtar. “Ne nuk kemi pasur asnjëherë ftohje të tilla të raporteve me SHBA-të”, tha Topalli.

Share This Article