Në vitin 2020 hetohen krimet e kryera në Siri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Asambleja e përgjithshme e OKB-së miratoi një buxhet prej 3,07 miliardë dollarësh për vitin 2020, që përfshin për herë të parë, pavarësisht kundërshtimit të Rusisë, kreditë e përbashkëta për Mekanizmin e Hetimit për krimet e kryera në Siri.

Ky buxhet, tashmë i përvitshëm, pasi për shumë kohë ka qenë çdo dy vjet, përfaqëson një rritje të lehtë në raport me atë të vitit 2019 që ka qenë 2,9 miliardë dollarë.

“Rritja ka ardhur për shkak të misioneve shtesë të atribuara për sekretariatin e OKB-së, inflacionit dhe rregullimit të kursit të këmbimit”, sipas diplomatëve.

Bëhet fjalë për misionin e vëzhgimit në Jemen, mision politik i krijuar në vjeshtë në Haiti dhe vazhdimin e punës së Mekanizmave të Hetimit mbi krimet e kryera në Siri që prej fillimit të luftës në vitin 2011 dhe në Birmani në kuadër të represionit kundër minoritetit mysliman Rohingya që prej vitit 2017.

Për herë të parë, buxhetet e këtyre Mekanizmave, të financuara deri tani nga kontributet vullnetare, do të kalojnë në 2020 në buxhetin e Sekretariatit të Organizatës, pra përmes kontributeve të detyrueshme të 193 vendeve anëtare./ATSH/

Share This Article